Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili: Fundi i turpshëm i hipokrizisë dhe përdorimit të 21 janarit nga Edi Rama!

Vasili: Fundi i turpshëm i hipokrizisë dhe përdorimit të 21

Deputeti PL-së, Petrit Vasili, në një postim në Facebook u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe shumë rilindas politikë dhe mediatikë e kanë katandisur 21 janarin thjesht në një çeshtje rezervë, që e përdorin dhe e shpërdorin sa herë që u duhet të devijojnë vëmendjen nga skandalet e tyre të mëdha korruptive dhe të inkriminimit me botën e narkotrafikut dhe krimit të organizuar.

'Ky nuk është gabim, ky është vazhdimi i një hipokrizie dhe përdorimi të pacipë të 21 janarit prej Edi Ramës.'-tha ai

Postimi i Plotë:

Edi Rama dhe shumë rilindas politikë dhe mediatikë e kanë katandisur 21 janarin thjesht në një çështje rezervë, që e përdorin dhe e shpërndajnë sa herë që u duhet të devijojnë vëmendjen nga skandalet e tyre të mëdha korruptive dhe të inkriminimit me botën e narkotrafikut dhe krimit të organizuar.

Mbrëmë, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë më 21 janar 2011, i dërgon këtë mesazh gazetarit Sokol Balla në emisionin Real Story:

"Mirëmbrëma Sokol, mundësisht nëse mund ta pyesni z. Klosi se a është e vërtetë se Agron Malaj, ish-komandanti i ‘Grupit të Zjarrit’ më 21 janar, është kandidat për deputet i Partisë Socialiste, nëse po, thuajini se keni gabuar".

Pyetja është: Ky gabim për kë flet z. Nika? A po ndodh sot për herë të parë?

Përgjigjja është e thjeshtë.

Ky nuk është gabim, ky është vazhdimi i një hipokrizie dhe përdorimi të paskrupullt të 21 janarit prej Edi Ramës.

Faktet flasin vetë.

Është po ky Agron Malaj, i shkarkuar nga ministri Saimir Tahiri për përgjegjësitë e tij lidhur me 21 janarin.

Është po ky, që nga Edi Rama u emërua drejtor i OSHE për Matin, u bë kryetar i Partisë Socialiste për Matin dhe më pas, disa mandate, kryetar bashkie i Matit.

Prandaj, sot kandidimi i këtij Agron Malaj për deputet është thjesht dhe vetëm vazhdimi i kësaj hipokrizie shumëvjeçare të paskrupullt të Edi Ramës dhe të gjithë rilindasve mediatikë me 21 janarin.

Të fundit