Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili kërkon hetim për Autoritetin e Dosjeve: Vegël qorre e Edi Ramës

Vasili kërkon hetim për Autoritetin e Dosjeve: Vegël qorre e Edi

Deputeti Petrit Vasili kërkon që Autoriteti i Dosjeve të hetohet, ndërsa e akuzon për shpërdorim detyre me urdhër të qeverisë Rama.

Ky reagim vjen pasi, Autoriteti tha se një politikan i lartë me iniciale I.M, rezulton bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit dhe menjëherë u aludua për Ilir Metën, por ky i fundit i hodhi poshtë pretendimet.

“Faktet asgjesuese, qe derrmuan e bene hi skenarin mafioz kunder ish Presidentit dolen ne driten e diellit dhe Autoriteti i Dosjeve eshte sot nen akuze te rende. Shantazhues, vegel politike qorre e Edi Rames, shkeles e shperdorues i ligjit dhe detyres, kjo eshte fytyra e Autoritetit te Dosjeve”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

Ai shton se Autoriteti i Dosjave sot nuk kia asnjë ndryshim nga Sigurimi i Shtetit dje. Vasili thotë se nëse Autoriteti shantazhon një ish-president, qytetarë janë shumë më të riskuar.

Të fundit