Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili: Kjo qeveri ka arritur një nivel skizofrenik korrupsioni, grabitje dhe plaçkitje shtetërore

Vasili: Kjo qeveri ka arritur një nivel skizofrenik korrupsioni, grabitje

Deputeti i PL, Petrit Vasili, shprehu kritika të ashpra ndaj premtimeve të Edi Ramës. Në një intervistë në Syri Tv, Vasili theksoi se, sipas tij, Rama ka vdekur politikisht si drejtues i një partie që mund të bëjë një program, të premtojë, të paraqisë një ofertë të caktuar.

Ai shtoi se ka vdekur edhe mundësia e Edi Rama-s për të paraqitur një ofertë, duke shënuar vetëm një sukses të katastrofik, një nivel skizofrenik korrupsioni, grabitje dhe plackitje shtetërore.

Vasili:  Se pari, Edi Rama është normal që nuk bën premtime, sepse mirekuptoni që nuk ka asnjë njeri në Shqipëri që të besoje premtimet e Edi Rama-s, dhe Edi Rama ka zgjedhur këtë propagandën, tallavane, ofendimet, sharjet.

Ç’të thotë Edi Rama? Të thotë që premtoi shentetësi falas dhe sot shqiptarët paguajnë 2 herë më shumë, 60% i paguajnë nga xhepi.

Çfarë të thotë? Ato që tha 3 mandate, që do t’ë bjerë ujë të pijshem 24 orë?

Kështu që besoj që e shterojmë këtu, Edi Rama ka vdekur politikisht si drejtues i një partie që mund të bëjë një program, të premtojë, të paraqisë një ofertë të caktuar.

Ka vdekur mundësia e Edi Rama-s për të paraqitur një ofertë, praktikisht shënon vetëm një sukses Edi Rama, kjo i duhet njohur, që ka arritur nivelin më katastrofik, vertetë një nivel skizofrenik korrupsioni, grabitje dhe plackitje shtetërore.

Ky është i vetmi sukses i shënuar i Edi Rama-s, një korrupsion i padegjueshëm, për shkak të tij qeveria e tij është më e korruptuar në Evropë.

Të fundit