Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili letër Nikollës: Pse u tronditët nga shkresa e Autoritetit të Dosjeve? Po përdorni Kuvendin për skenarët politikë

Vasili letër Nikollës: Pse u tronditët nga shkresa e Autoritetit

Deputeti Petrit Vasili i është drejtuar me një shkresë për informacion kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për dosjen që ka dorëzuar Autoriteti i Dosjeve në Parlament, ku thuhet se një politikan i lartë ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Vasili akuzon Nikollen se e ka vendosur Kuvendin në funksion të skenareve politike, të ndërtuara nga qeveria.

Ai paralajmëron Nikollën se po ngarkohet me përgjegjësi të rëndë. Një ditë më parë, pa dhënë detaje, Nikolla e konsideroi rastin tronditës. Nisur nga inicialet I.M., u aludua për Ilir Metën, por ky i fundit i mohoi akuzat.

“Kerkoj nga ju qe te me informoni lidhur me këtë letër, që ju tronditi kaq shume e që siç mësojmë nga mediat eshte thjesht bazuar mbi nje fare e-mail anonim. Keqpërdorimi dhe shpërdorimi skandaloz i Kuvendit të Shqipërisë duke e vendosur ate në funksion të skenarëve të neveritshëm politike, të ndërtuar me regji të qeverisë e për qëllimet e saj, e me skenare te ngjashem me ata te Sigurimit të Shtetit të dikurshëm dhe të banuar mbi letra anonime e së tjera perversitete antiligjor e antishtet, ju ngarkon me përgjegjest teper te rende”, thuhet ndër të tjera në letrën e Vasilit.

Vasili letër Nikollës: Pse u tronditët nga shkresa e Autoritetit

Vasili letër Nikollës: Pse u tronditët nga shkresa e Autoritetit

Të fundit