Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili: Në prag të zgjedhjeve administratës i janë shtuar 10 mijë punonjës, miliona euro dëm financiar

Vasili: Në prag të zgjedhjeve administratës i janë shtuar 10
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se financat publike janë vendosur në funksion të punësimeve elektorale. Ai tha se në tre mujorin e fundit administratës i janë shtuar 10 mijë punonjës.

"Faktet janë shumë të rënda dhe kokëfortë. Vetëm në tre mujorin e fundit të vitit, administrata publike ka arritur në 182 mijë njerëz dhe janë punësuar dhe shtuar vetëm në tre mujorin e fundit 10 mijë njerëz, përfshirë këtu administratë bashkish dhe administratë të qeverisë", tha ai në një deklaratë për mediat.

Ndërkohë që administrata është 'fryrë' në prag të zgjedhjeve, Vasili shton se mbi 17-18 mijë qytetarë kanë mbetur të papunë. Ai shton se dëmi financiar i punësimeve fiktive shkon në miliona euro.

"Në të njëjtin moment që rriten me 10 mijë njerëz të punësuarit e shtetit, të punësuarit fiktivë, të punësuarit elektoralë, sepse janë vetëm për këtë, nuk janë për shërbime, biznesit i kanë humbur 4 mijë e 500 vende pune dhe mbi 13 mijë vende pune kanë humbur në bujqësi. Pra mbi 17-18 mijë qytetarë që punojnë, prodhojnë të ardhura, kanë humbur vendet e punës dhe parazitët e Rilindjes, militantë, pjesë të strukturave të Rilindjes elektorale rrëmbejnë rrogat e shtetit", deklaroi Vasili.

Të fundit