Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili: Nuk kemi pasur komunikim me PD-në, jemi në një klimë të re

Vasili: Nuk kemi pasur komunikim me PD-në, jemi në një klimë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka qartësuar raportin me Partinë Demokratike.

I ftuar në A2 CNN, Vasili thekson se shumë terma kanë ndryshuar në marrëdhëniet mes dy forcave opozitare, ndërsa shtoi se nuk ka pasur komunikim gjatë kohëve të fundit

Unë jam shumë i qartë me misionin e LSI-së. Nuk mund të marr përsipër atributet dhe të flasë në emër të një force tjetër politike.

Rrugën e PD-së s’kam pse e di unë, e dinë ata. E dyta, ky është një raport që PD-ja e ka me qytetarët, nuk e ka me ne. Jemi në një klimë të re dhe shumë terma kanë ndryshuar.

Komunikim nuk ka pasur. Ne kemi pasur një program elektoral më vete, që kishte pika sinkroni edhe me PD-në. Kemi zhvilluar një fushatë tërësisht në shinat tona.

Kemi pasur një linjë denoncimi të fortë, por edhe çështje shumë të mëdha që e kemi denoncuar vetëm ne. Ka pasur gjëra jo të pakta që na dallonin nga PD-ja, por kemi qenë me një identitet shumë të spikatur dhe të dalluar nga PD-ja. Kjo linjë vazhdon”, tha Vasili.

 

 

 

Të fundit