Flash News
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Vasili pas tensioneve në Kuvend: Grushti i shtetit të qeverisë, fakt publik në sytë e gjithë botës
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar situatën e krijuar në Kuvend ditën e sotme.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Parlamenti është zaptuar nga Garda dhe “de jure dhe de facto ka rënë”.
“Kushtetuta e Shqipërisë është kthyer në rregullore të Gardës”, shkruan deputeti duke iu referuar pranisë së Gardës si gjate seancës.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Parlamenti i zaptuar nga Garda de jure dhe de facto ka rënë!
Parlamenti është totalisht i zaptuar nga Garda dhe në këtë mënyrë është ligjëruar rënia e tij.
Kushtetuta e Shqipërisë është kthyer në rregullore të Gardës.
Rregullorja e Kuvendit është kthyer në Rregullore të Gardës.
Në sallën e Kuvendit s’ka asnjë të drejtë të hyjë kërrkush përveç deputetëve.
Grusht i shtetit i qeverisë mbi Parlamentin është fakt publik në sytë e të gjithë botës!