Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili: Pse Rama tru-bunkeri i urren studentët e mjekësisë

Vasili: Pse Rama tru-bunkeri i urren studentët e mjekësisë

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se nuk do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për studentët e mjekësisë, duke e quajtur absurd.

Vasili shkruan thekson se Rama shfryn si egërsirë ndaj studentëve mendje hapur të mjekësisë dhe jo vetëm, pasi ata janë më të ditur se ai.

Ndërkohe Rama ka deklaruar se taktikën e përdorur me studentët e mjekësisë do ta përdorë edhe në degë të tjera.

Postimi i plotë:

Rama tru-bunker i urren studentet mendjehapur te mjeksise!

Perseri Rama shfryn si egersire kundra studenteve te mjeksise.

I urren studentet sepse jane shume me te ditur se Rama, qe vuloset hapur si shkollepak ne cdo fjale e qendrim.

Studentet jane respektues kushtetutes dhe ligjit, ndersa Rama nje dhunues mafioz i certifikuar.

Rama i urren studentet  se  jane mendjehapur ndersa ai eshte tru-bunker.

Ata kane shkencen e mjeksise ne mendje ai ka vetem grabitjen dhe hajduterine e nje zorzopi.

Rama nxin nga ligesi ndersastudentet ndrijne nga mirësia.

Rama eshte pis me gjithe koncesion sterilizimi, ndersa studentet kane ndergjegje te paster e sterile edhe pa koncesion.

Rama ju grabit sudenteve edhe parate e djerses se familjeve te tyre, ndersa ata nuk i kerkojne asgje Rames veç ti lere te qete te shkollohen si studentet ne te gjithe boten.

Rama kerkon ti burgose dhe tu rrembeje lirite e garantuara me kushtetute, ndersa studentet i duan, i meritojne dhe protestojne fort e me dinjitet per lirite e tyre.

Perfundimisht Rama pelcet nga marazi dhe inferioriteti qe nuk i arrin dot kurre studentet e mjeksise.

Rama eshte e shkuara e shemtuar, ere myk dhe kalbesire komuniste, ndersa studentet jane e tashmja dhe ardhmja qe vjen erë mali, e fresket dhe e dashur si vete liria.

 

Të fundit