Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili publikon dokumentin: Veliaj asgjësoi Këshillin Bashkiak për Inceneratorin e Tiranës

Vasili publikon dokumentin: Veliaj asgjësoi Këshillin Bashkiak

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka kërkuar nga SPAK që të nisë hetimet për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi sipas tij ‘ka dhunuar Ligjin e Pushtetit Lokal, dhe asgjësoi Këshillin Bashkiak për Inceneratorin e Tiranës’.

Ndërsa ka publikuar një dokument ku Bashkia Tiranë ka dhënë pëlqimin pa vendim të Këshillit Bashkiak, mbi vazhdimin e ndërtimit të inceneratorit në Tiranë, Vasili bën thirrje për hetimin e kryebashkiakut, ose në të kundërt sipas tij SPAK është me dy telekomanda nje ne kryeministri dhe nje ne Bashkine e Tiranes.

Vasili publikon dokumentin: Veliaj asgjësoi Këshillin Bashkiak

Postimi i plotë:

SPAK ne se ja mban dhe nuk eshte i kapur ta filloje me Veliajn!(Dokumenti).

Veliaj tha sot: "Koha e mos hetimeve është një kohë që ka mbaruar. Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë s’i bën mburojë askujt përpara drejtësisë”.

Por Veliaj eshte i mos hetuari kryesor i SPAK-ut te kapur nga ai vete dhe nga Rama.

Veliaj ka dhunuar Ligjin e Pushtetit Lokal,”asgjësoi Këshillin Bashkiak për Inceneratorin e Tiranës!

Projekti i Inceneratorit të Tiranës është miratuar vetëm nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur “parimisht dakord” mbi studimin e fizibilitetit.

Por Veliaj nuk ka asnjë të drejtë për ta miratuar projektin me angazhim financiar për plot 30 vjet.

Veliaj vetëm sa e propozon buxhetin e Bashkisë.

I vetmi institucion, që miraton buxhetin është Këshilli Bashkiak.

Neni 54 pika pika “dh” e Ligjit të Vetëqeverisjes Vendore është asgjësuese.

Veliaj si haxhi qamil i vërtetë, vetë shkruan e vetë vulos dhe nuk njeh as ligj e as shtet.

Miratimi personal i Veliajt pa vendimin e Këshillit Bashkiak është:

Privatizimi i Bashkisë së Tiranës nga Veliaj eshte : 1.Vepër korruptive, 2.Rrëmbim i kompetencave pa ligj dhe 3. Shpërdorim detyre.

SPAK e ka shumë të lehtë detyrën.

Po ja mbajti le ta filloje me Veliajn.

Ndryshe eshte thjesht nje SPAK me dy telekomanda nje ne kryeministri dhe nje ne Bashkine e Tiranes.

Të fundit