Flash News
Vrau 50-vjeçarin në Ndroq, Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit; personazh i lakuar në dosjen "Çyrbja"
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Vasili: Rama po bllokon marrjen në pyetje të dëshmitarëve kyç për aferën e koncesioneve në shëndetësi
Deputeti i Partisë së Lirisë dhe anëtari i Komisionit të Posaçëm Hetimor për koncesionet në shëndetësi, Petrit Vasili, ka akuzuar mazhorancën për bllokimin e procesit hetimor.
Gjatë një interviste për Syri TV, Vasili deklaroi se dëshmitarët kryesorë po shmangin marrjen në pyetje në komision, duke përdorur justifikime të ndryshme.
Sipas Vasilit, mazhoranca po pengon qëllimisht thirrjen e personave të përfshirë në hetim, mes të cilëve, siç përmendi ai, Kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi.
Vasili e cilësoi këtë pengesë si një përpjekje për të mbrojtur individët e lidhur me aferat e Partneriteteve Publiko-Private në shëndetësi.
“Kanë sajuar të gjitha llojet e sebepeve për t’u shmangur. Duhet një zgjatje minimaliste e komisionit për zbardhjen e elementëve thelbësorë të kësaj afere, cenohet hetimi dhe nga tentativa e shmangies së dëshmitarëve në komision. Mazhoranca është bërë barrikadë për të mos u pyetur persona kyç.
Vilma Nushi nuk paraqitetet se ka dhënë porosi Rama me shokë. Ka një vullnet shumë të fortë të mazhorancës për të penguar hetimin. Dëshmitarë kyç si Nushi, është edhe Rama. Ka pasur rol kyç, ka pasur informacione për mbi 100 mln euro. Pas çështjes që u hap, Rama bëri avokatinë e kësaj afere me këmbëngulje. Është minimalisht e domosdoshme që Rama të dëshmojë në komisionin hetimor, ka bërë një avoktai intensive, duke qenë kokë e këmbë brenda këtij koncensioni.
Roli i drejtuesve dhe institucioneve shtetërore ëshët vendimtar dhe përcaktues në këtë aferë. Të bësh një kontratë, duhet studim fizibiliteti, duhet të bësh pazar dhe kjo udhëhiqet nga shteti. Simbioza privat-shtet, përgjegjësitë maksimale bien mbi institucionet dhe drejtuesit shtetëror“, tha Vasili.