Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili: Rama shkon në Kosovë se ka frikë të ballafaqohet me Kuvendin e Shqipërisë

Vasili: Rama shkon në Kosovë se ka frikë të ballafaqohet me

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka komentuar vizitën e Ramës në Kosovë.

Vasili në një postim në Facebook shprehet se Rama shkon në Prishtinë, pasi ka frikë të ballafaqohet me parlamentin e Shqipërisë.

 “Nuk mund të shkoja në Kosovë, që të dëgjoja Ramēn, që s’qaset në Kuvendin e Shqipërise e flet ne Kuvendin e Kosovës!

Edi Rama ka frikë nga Kuvendi i Shqipërisë ndaj e ka bojkotuar atë prej kohësh, por ndërkohē del mban fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Rama është votbesuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe bashkë me votbesimin ka marrë përsipër detyrimin të japë llogari përpara Kuvendit për bëmat e gjëmat e tij të panumërta.

Të fundit