Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili: Varrezat e dëshmorëve Tiranë në mjerim

Vasili: Varrezat e dëshmorëve Tiranë në mjerim

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar gjendjen në të cilën ndodhen varrezat e dëshmorëve në Tiranë.

Në ditën e dëshmorëve, me anë të një postimi në facebook, Vasili sjell pamje të varrezave teksa shkruan se qeveria nuk vë dorë në simbolin e martirëve të rënë për atdheun.

Postimi i plotë:

Varrezat e deshmoreve Tirane ne mjerim, perballe Memorialit te Adem Jasharit, qe ndrin!

(Foto qe flasin vete).

Eshte vertet nje deshperim i thelle te shohesh se ne cfare gjendje jane Varrezat e Deshmoreve te Kombit ne Tirane.

Shihni Memorialin e Adem Jasharit ne Kosove cfare nderimi, bukurie dhe respekti.

Ky krahasim i thjeshte tregon se cfare ben nje qeveri, qe respekton vepren e te reneve per atdhe ne Kosove dhe cfare ben qeveria ne Tirane me dramen e Varrezave te Deshmoreve te Kombit.

Ndersa sot ne 5 maj zhvillohen homazhet e merituara per deshmoret, qe sakrifikuan jeten per Atdheun, pamja e varrezave eshte ne kontrast te dhimbshem me lartesine e vepres se tyre.

Te lena krejt pas dore, me pllaka te thyera, ne zymtesine e njollave te errta ne veshjet murale, me infrastrukturen e 50 viteve me pare kur ajo u ndertua, ato jane prova e indiferences dhe mungeses ekstreme te respektit per martiret nga ana e qeverise.

Eshte e paimagjinueshme qe kjo qeveri, qe shperdoron e grabit miliarda euro nuk vë dorë fare mbi kete vend simbol te martireve te rene per atdhe.

 Keta qeveritare, qe hedhin nga nje cope te kuqe mbi pllakat e thyera e te shkrrmoqura nga koha, qe bejne sikur gjoja nderojne kujtimin e te reneve ne 5 maj, pasi kthejne krahet lene pas kete mjerim, qe dhëmb kaq shume.

Të fundit