Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili: Veliaj s'na tha ku dreqin është futur inceneratori që s'duket gjëkundi

Vasili: Veliaj s'na tha ku dreqin është futur inceneratori

Nga Petrit Vasili

Ku dreqin është futur inceneratori, që s'po gjendet gjëkundi, s'na e tha ky Veliaj.

As për këtë 5D, supergrabitjen dhe supervjedhjen e paparë në Evropë e në botë, s'na tha gjë ky Veliaj.

As për këto kërcënimet, që i bënte Becchetti-t dhe tani po paguhen 130 milion euro, s'na tha gjë ky Veliaj.

As për 15 ha tokë të mbushur me dhera ndërtimi, që asgjësuan edhe liqene, s'na tha gjë ky Veliaj.

As për plehrat që vetëm groposen në primitive dhe nuk përpunohen fare, ndërsa qytetarët i paguajnë, s'na tha gjë ky Veliaj.

Për këto s'i vjen zëri hiç këtij Veliajt.

As për atë punën e pronarit faktik që është vetë, s'na tha gjë ky Veliaj.

Apo ky vjedh e grabit dynjanë dhe prapë fajin e ka Saliu.

Të fundit