Flash News

Ditari i Opozitës

Vdekja e 53-vjeçarit nga Ndroqi, PD akuza Ramës: Papërgjegjshmëria, po paguhet shtrenjtë nga familjet shqiptare!

Bardhi: Shëndetësia falas nuk ekziston, sistemi është i rrënuar, ilaçet nuk janë të sigurta dhe stafet mjekësore të keqpaguara

Vdekja e 53-vjeçarit nga Ndroqi, PD akuza Ramës:
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi

“Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës”, kështu shprehet Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një reagim të tij pas vdekjes së 53-vjeçarit nga Ndroqi, Lutfi Çekiri, i cili prej 3 ditësh kërkonte serum sa tek QSUT tek Trauma.

“Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare”, thotë Bardhi, teksa shton se: “Shëndetësia falas nuk ekziston, sistemi është i rrënuar, ilaçet nuk janë të sigurta dhe stafet mjekësore të keqpaguara.”

“Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës. Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare.
• Ilaçet nuk janë të sigurta.
• Sistemi është i rrënuar.
• Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston.
• Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati.
???? Në video, Edi Rama vs. E Vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale!
Këmbana e alarmit po bie çdo ditë!
Denonco, shpërndaje këtë video”,
shkruan Bardhi.

Të fundit