Flash News

Ditari i Opozitës

Vdekja e Aleksej Navalny në burg, Berisha mban 1 minutë heshtje në tubimin qytetar

Vdekja e Aleksej Navalny në burg, Berisha mban 1 minutë heshtje

 Kreu i PD, Sali Berisha e nisi fjalën e tij mbrëmjen e sotme në tubimin qytetar duke kërkuar një minutë heshtje për nderimin e liderit të opozitës ruse Aleksej Navalnyt, i cili u nda nga jeta sot në burg.

“Në këtë fjalë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për veprën e pavdekshme të disidentit, opozitarit të pamposhtur ndaj regjimit diktatorial, barbar të Vladimir Putinit, Aleksej Navalnyt.

Për çdo njeri që lufton për liri dhe dinjitet, Navaly do të mbetet frymëzimi i tij. Ai kaloi jo njëherë, por disa herë nga vdekja në vdekje dhe kurrë nuk pushoi së luftuari kundër diktatorit mizor dhe regjimit të tij.

Ndaj dhe ju ftoj ju luftëtarë të lirisë, ta nderojmë me 1 minutë heshtje këtë luftëtarë të lirisë, frymëzim për të gjithë ata që luftojnë kundër diktaturave, regjimeve putiniste kudo që ndodhen”, u shpreh Berisha.

Të fundit