Flash News

Ditari i Opozitës

Vdekja në komisariat, Sula rrëfen telefonatën e policit: Tha “atyre maskarenjve iu ka ngelur në dorë”

Vdekja në komisariat, Sula rrëfen telefonatën e policit: Tha

Deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili ishte i pari që denoncoi se vdekja e Ilvi Metës në Komisariatin e Kavajës nuk ishte vetëvrasje, ka hedhur të tjerë dyshime mbi ngjarjen.

I ftuar në “Top Story”, Sula u shpreh se ka dyshime të forta që nuk është një vetëvrasje e thjeshtë dhe se viktima mund të jetë shtyrë drejt vetëvrasjes.

Ndër të tjera, Sula ka rrëfyer edhe telefonatën që kanë marrë gazetarët nga një efektiv policie në një studio televizive ku Sula ka qenë i ftuar, i cili iu ka komunikuar ngjarjen duke iu thënë se Meta iu kishte ngelur në dorë.

“Hedh dyshime që forta që ngjarja nuk është thjesht një vetëvrasje. Kam dyshime që edhe nëse është vetëvrasje ka pasur kushte dhe rrethana që e shtynë drejt një veprimi të tillë. Isha në një emision dje, ka ardhur telefonata nga një oficer policie, i cili ka komunikuar se ka ndodhur kjo ngjarja dhe atyre maskarenjve iu ka ngelur në dorë”, tha Sula.

Të fundit