Flash News

Ditari i Opozitës

"Vë bast që PS nuk del forcë e parë", juristi Daci: Zgjedhjet i fiton Partia Demokratike

"Vë bast që PS nuk del forcë e parë", juristi

Juristi Jordan Daci është shprehur së fundmi se Partia Socialiste nuk do të arrijë të fitojë një mandat të tretë në 25 prill.

Në një intervistë për emisionin ‘Real Story”, Daci theksoi se sipas tij, forcë e parë do të dalë PD-ja, teksa për Partinë Socialiste u shpreh se "mund të vërë bast" se nuk do të dalë fituese.

Më tej ai komentoi edhe përplasjen Rama-Meta, teksa nënvizoi se presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën, madje dhe me dekretin e 30 qershorit.

"Jemi në një situatë të vështirë juridike, të pazakontë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që të mos ketë as gjykatë Kushtetuese, as gjykatë të Lartë. Jemi në një situatë të vështirë me borxhin.

Gjithë treguesit janë për një situatë të frikshme për shqiptarët. Pozicioni i këtyre individëve hap lojëra nga më të ndryshmet. Unë e kam pritur dhe e kam thënë se Meta do të dilte kundër 30 qershorit. Për mua ishte dekret kushtetues. Ishte i saktë politikisht dhe juridikisht. Këta të dy (Meta-Rama), Meta me pozitën e tij kushtetuese ka rol.

Unë jam i bindur se PS s’do të dalë forcë e parë në zgjedhje. Po të doni vëmë dhe bast për këtë. Besoj do dalë fituese opozita, PD-ja. Jam i bindur se do jetë. Se dimë se si do reflektojë Kuvendi me dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor. Nuk shoh asnjë krizë kushtetuese, si në Kosovë”, u shpreh Daci.

 

Të fundit