Flash News

Ditari i Opozitës

Veliaj e ftoi në debat, Berisha: Rama e zhduku nga fushata, i vjen turp nga fytyra e tij

Veliaj e ftoi në debat, Berisha: Rama e zhduku nga fushata, i vjen turp nga

Kreu i opozitës Sali Berisha i është përgjigjur ftesës së Erion Veliaj për debat publik, pasi ky i fundit refuzoi Këlliçin.

Nga studio e “Të Paekspozuarit”, Berisha tha se Veliaj duhet ta falënderojë që Rama e nxori në studio televizive, sepse e kishet zhdukur figurën e tij.

Kryedemokrati tha se Rama turpërohet nga fytyra e Veliajt sepse del keq në sondazhe.

“Ai të më falenderojë mua sepse e nxorri Rama më në fund sepse ia zhduku figurën fare. Nuk ka ndodhur kurrë që mos të jetë kandidati në billbordet e qytetit. Turpërohet nga fytyra e tij sepse del keq ne polle (sondazhe). Ai ka kompleksin e Ramës dhe këtë e përdor. Zhvillohet një proces midis tyre. Ai e nxorri Velinë sot pas sulmeve që i bëra unë. Ka kompleks. Ai e di që po ikën”, u shpreh Berisha.

Të fundit