Flash News

Ditari i Opozitës

Veliaj: Kemi shumë të rinj në listat që do dalin nesër

Veliaj: Kemi shumë të rinj në listat që do dalin nesër

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ftuar në "Dola te Ola" me Ola Brukën në Neë24, ka treguar se lista e PS-së është bazuar tek të rinjtë dhe profesionistët e karrierës, në mënyre që t`u jetë shansi të tregojnë veten në politikë.

“Pyetja është në jetën tonë bëjmë muzikë, apo bëjmë zhurmë? Edhe politika, kur ndihmon njerëzit, kur punon për njerëzit, kur bashkon njerëzit është muzikë. Kur përçan, kur mbjell helm, kur bëhet toksike është si zhurmë. Ajo që unë inkurajoj, është mos u merrni me fjalë, ne duhet të lëmë një produkt. Konsumohen shumë fjalë e të pavërteta sa ndonjëherë them sikur ajo pjesa produktive mos ishte 10-20%, por të ishte 100%, imagjino sa shpejt do kishim ecur përpara. Ndaj një nga gjërat që jam entuziast kur shikoj njerëz si profesoreshë Luljeta, apo si doktoreshë Najada them do vijnë njerëz që kanë bërë gjëra prej vërteti. Ardhja e profesionistëve them që do e bëjë politikën më produktive,” tha kryebashkiaku i Tiranës.

Të fundit