Flash News

Ditari i Opozitës

“Veliaj kujdeset për fasadat”, Bardhi: Asfalti elektoral ka pushtuar Tiranën

“Veliaj kujdeset për fasadat”, Bardhi: Asfalti elektoral ka

Në një video të postuar në rrjetin social “Facebook”, zëdhënësja e fushatës së opozitës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi, ka treguar realitetin e rrugëve të kryeqytetit.

Bardhi është shprehur se kryebashkiaku Erion Veliaj, në 8 vitet e drejtimit të Tiranës, është kujdesur për fasadat që mbulojnë përkohësisht gropat dhe jo për investime reale.

Asfalti elektoral ka pushtuar Tiranën.  Kjo që po ndodh në kryeqytet në prag të zgjedhjeve të 14 majit është një maskaradë elektorale.

Miliarda lekë të mbledhura nga Bashkia e drejtuar nga Veliaj si taksë e infrastrukturës nuk po kthehen në investime reale, por në asfalt elektoral.  Erion Veliaj  vijon të kujdeset për fasadat, duke konfirmuar se në 8 vitet e drejtimit të Tiranës si Kryebashkiak, është kujdesur vetëm për fasadat.

Tirana ka nevojë për investime reale! Rrugët kanë nevojë për kanalizime dhe trotuare, jo vetëm për asfaltin që mbulon përkohësisht gropat. Me 14 maj, qytetarët me votën e tyre duhet të ndalin modelin e shëmtuar të fasadës!

Ndaloni kryebashkiakun e fasadës, jepini Tiranës investimet dhe projektet që meriton”

Të fundit