Flash News

Ditari i Opozitës

Veliaj në hetim largohet nga Shqipëria/ Blushi: SPAK i ka të gjitha provat por nuk vepron

Veliaj në hetim largohet nga Shqipëria/ Blushi: SPAK i ka të

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është raportuar se është larguar ditën e sotme nga Shqipëria.

Nuk ka informacion zyrtar ose njoftim nëse po ikën për një vizitë zyrtare apo është arratisur, apo po shkon për ndonjë takim privat.

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", , ishte Sekretar i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi.

"Padiskutim që është vijimi i drejtësisë me regjinë sepse Erion Veliaj duhet të ishte proceduar, duhet të ishte marrë i pandehur dhe tani duhet të ishte duke vuajtur dënimin të paktën prej 7 vitesh, që ditën kur u publikua vendimi i tij i kundraligjshëm në tejkalim të kompetencave të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në shmangie të vendimarrjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës për ti hapur rrugën inceneratorit fantazmë dhe inegzistent të Bashkisë së Tiranës.

Tani më është fakt që Erion Veliaj është kryetari i organizatës kriminale "5D", për të cilën nuk është marr i pandehur dhe cdo vijë hetimi që del jashtë këtyre kornizave nuk është asgjë tjetër vetëm për të amnistuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës nga krimet e përditshme që ka kryer në raport me taksat e qytetarëve të Tiranës", tha Blushi.

Të fundit