Flash News

Ditari i Opozitës

Veliaj në SPAK, Boçi: Nuk e shoh të logjikshme që të ketë vetëm një hetim pasuror

Veliaj në SPAK, Boçi: Nuk e shoh të logjikshme që të

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka diskutuar lidhur me thirrjen e Erion Veliajt, Kryebashkiakut të Tiranës, në SPAK.

I ftuar në News 24, ai tha se pritej që Veliaj të thirrej për inceneratorin e Tiranës apo për 5D, por tani ka dalë edhe çështja e tretë, e hetimit pasuror. 

“Nuk e shoh të logjikshme që të kemi vetëm një hetim pasuror. Jemi përballë ekzekutimit politik të Veliajt dhe kjo është justifikuar me veprimin e sotëm, thirrjes së tij në SPAK. Ekzekutimi penal apo juridik është një pikëpyetje shumë e madhe”, tha Boçi.

Sipas tij, SPAK po i copëzon çështjen. Në këtë kuadër ai përmendi inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. “Janë një çështje, janë një grup kriminal që ka në krye Edi Ramën”, tha Boçi.

Ai tha se ngjarja kryesore është thirrja e Erion Veliajt, por pikëpyetja është pse thirret edhe denoncuesi në të njëjtën ditë, Belind Këlliçi. “SPAK ka një spostim politik, duket sikur e ka sfidën me opinionin publik”, tha Boçi, duke shtuar se “në të vërtetë SPAK e ka sfidën me korrupsionin, me ligjin”.

 

Të fundit