Flash News

Ditari i Opozitës

Veliaj premton transparencë, PD i kërkon përgjigje publike: Si u kontraktuan dy kompanitë e huaja audituese?

Veliaj premton transparencë, PD i kërkon përgjigje publike: Si u

Këshilltarët bashkiakë të opozitës, Dorian Teliti dhe Xhonatan Pano kanë bërë sot një denoncim publik nga bashkia e Tiranës për tentativën e fundit të fshehjes së aferave korruptive nga Erion Veliaj.

Bëhet fjalë për marrëveshjet me dy kompani të huaja audituese, që sipas Veliajt do të bëjnë transparencën e institucionit që ai drejton. 

Teliti tha për mediat se kërkojnë disa përgjigje publike nga Veliaj lidhur me marrëveshjet.

"Së bashku me kolegun Pano, kemi bërë dy kërkesa mjaft të rëndësishme në ekzekutivin e bashkisë së Tiranës, të cilët do të bëjnë transparencë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh në bashkinë e Tiranës.

Konkretisht, disa ditë më parë kemi dëgjuar me zë dhë figurë, kryetarin e bashkisë së Tiranës që ka kontraktuar dy kompani, njërën britanike dhe tjetrën gjermane  për të rritur procedurat e mirëqeverisjes brenda bashkisë dhe përmirësuar sistemet e auditit.

Si u kontraktuan këto dy kompani? Kur është shpallur procedura? Kur është shpallur interesi nga vetë institucioni? Cilat janë fondet e vëna në dispozicion për të paguar këto dy kontrata? Cili është qëllimi i këtyre dy kontratave?

Nëse Erion Veliaj do të bëjë transparencë dhe të përmirësojë sistemet e transparencës brenda bashkisë së Tiranës, le ta fillojë duke bërë transparente këto dy marrëveshje, dy marrëveshje që ne sot, edhe të zgjedhurit bashkiakë, nuk kemi asnjë informacion.

A keni ju mediat informacion? A kanë qytetarët? Jo!", deklaroi Teliti.

Të fundit