Flash News

Ditari i Opozitës

Veliaj sërish pas nëntë vitesh përballë prokurorit Dado!

Veliaj sërish pas nëntë vitesh përballë prokurorit

Nga Petrit Vasili/

Veliaj është një shantazhues i përsëritur ndaj drejtësisë.

I mësuar të marrë me forcë dhe dhunshëm gjithshka planifikonte, Veliaj shantazhin dhe kërcënimin e ka pasur të vetmin raport me drejtësinë, qytetarët, mediat dhe opinionin publik.

Veliaj që në vitin 2016 me protestën përpara Gjykatës së Apelit Administrativ vendosi precedentin e parë në historinë e Shqipërisë kur shteti organizonte me punonjesit e vet një protestë ndaj institucioneve të drejtësisë.

Lidhur me këtë precedent shumë të rrezikshëm më 13 maj te vitit 2016, Prokurori Olsi Dado në atë kohe u kërkoi bile disa televizioneve pamjet filmike të protestës dhe Prokuroria e Tiranës regjistroi kryesisht procedimin penal me numër 3910 të vitit 2016, që bënte fjalë për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, kanosja e gjyqtarit dhe fyerja e gjyqtarit.

Olsi Dado nuk kërkoi atëherë dënimin e merituar të Veliajt për këtë precedent të jashtëzakonshëm antishtet dhe antiligj, ndaj edhe nuk kemi dëgjuar atëherë, lumin e të sharave, që Veliaj po shpraz sot ndaj tij.

Eshtë një hipokrizi vërtet e pështirë kur dëgjon sot moralin që bejne deputetët rilindas për të lënë të qetë drejtësinë, kur në atë kohë në 11 maj 2016 deputetë të Edi Ramës si Gaçi, Abazi etj i bënin presion drejtësisë dhe protestonin përpara Gjykatës së Apelit Administrativ për interesat e Veliajt.

Hipokrizi pakufi. Veliaj që bënte sikur protestonte dikur kundër betonizimit është po ai që ka betonizuar në çdo cep e qoshe Tiranën si askush tjetër, duke dhënë leje për qindra kulla edhe në zemër të Tiranës dhe ku nga 8 mijë apartamente bosh që gjeti i ka çuar në 52 mijë apartamente bosh.

Fotot e asaj kohe flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për më shumë komente.

Të fundit