Flash News

Ditari i Opozitës

"Veliaj shembulli më i keq i politikës", Tabaku: Ka zhdukur identitetin dhe ka shkatërruar historinë e Tiranës

"Veliaj shembulli më i keq i politikës", Tabaku: Ka zhdukur

Drejtuesja politike e PD-së për Tiranën, Jorida Tabaku ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj dhe kryeministrin Rama për betonizimin e kryeqytetit.

Gjatë një diskutimi me studentët e arkitekturës, Tabaku u shpreh se gjatë kohës që bashkia e Tiranës udhëhiqej nga Basha dhe ajo ishte në postin e nënkryetares, plani që shpresonin të realizohej ishte Tirana policentrike dhe jo e përqëndruar me kulla vetëm te sheshi "Skënderbej". Tabaku e cilësoi Veliajn si shembullin më të keq të politikës. 

“Tek Kompleksi Dinamo do të bëhej një shkollë dhe u dha leje per pallat. Tek Parku i Autobusave ishte një hapësirë, ishte park, ne e kishim bërë park, këta e dhanë leje për pallat. Është një babëzi e jashtëzakonshme, që duket sikur do jenë në qeveri dy vite  dhe po iki. Mendimi që kemi pasur pêr Tiranën që ne e nisëm me planin urban të Tiranës, me zotin Basha  dhe që shpresonim te realizohej ishte Tirana policentrike.  Që ti që jeton në Kombinat, në Vorë ose diku tjetër ti të kesh mundësi ta zhvillojmë pronën edhe atje. Nuk është Tirana vetëm Sheshi Skënderbej, që rrethohet me kulla. Dhe unë i kuptoj që janë shumë gjëra që ju thoni që s'ka shpresë, janë shumë gjemëra që ndodhin që s'ka shpresë. Po unë këtë dua që të ndryshoj, që brezi i ri të jetë pjesë e vendimarrjes, që ta ndryshojë frymën e vendimarrjes. Kryetari i Bashkisë së Tiranës është shembulli më i keq i politikës. Unë do kisha në fakt dëshirë që rinia të mos ta shikonte largimin nga Shqipëria si mënyrë të jetuari, se tani kjo është bërë si një mënyrë. Dje më tha një vajzë nga Vlora që nuk ka më, ka 18 vjeç në gjimnaz dhe mbi 35 vjeç. Nuk ka më të rinj në qyet në Vlorë edhe  nëqoftëse  largohet rinia është fatkeqësia më e madhe. Kjo është e gjitha duan që çdo gjë të fillojë nga këta, nuk duan domethënë që Shqipëria të ketë një histori, të ketë një identitet, të përfaqësojë atë nga ne vijmë. Këta thjesht duan, të fillojë Shqipëria kur kanë ardhur këta në pushtet. Shqipëria për këta fillon në 2013”, u shpreh Tabaku.

Të fundit