Flash News

Ditari i Opozitës

"Vendi drejt kolapsit", Mediu: Shtëpia e verdhë, një lojë pa skrupuj e Ramës që i shërben vetëm Serbisë

"Vendi drejt kolapsit", Mediu: Shtëpia e verdhë, një

Kryetari i Partisë Repblikane Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me qytetarët në njësinë nr.5 në Tiranë, ku ka ngritur si shqetësim ekonominë e vendit, papunësinë dhe pasigurinë. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se po çon vendin drejt kolapsit.

Mediu thotë se shtëpia e verdhë është një lojë e ndyrë e Edi Ramës kundër interesit kombëtar shqiptar dhe që i shërben vetëm Vuçiç dhe Serbisë.

Postimi i plotë:

Takim në njësinë nr.5 në Tiranë. Sot patëm një diskutim dinamik për disa çështje:

Edi Rama po e çon vendin drejt shkatërrimit ekonomik dhe financiar. Papunësia, varfëria dhe pasiguria është prezent në të gjitha familjet e Tiranës dhe Shqipërisë.

Pandemia po shkakton viktima çdo ditë. Mbështetja e shtetit për të sëmurët me Covid është e papërfillshme.

Ekonomia dhe biznesi po shkatërrohet, ndërsa qeveria nuk ka ofruar mbështetje reale, duke e çuar vendin drejt kolapsit.

Rama është vendosur kundër shqiptarëve dhe lirisë së tyre, kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është vendosur kundër BE dhe interesit tonë kombëtar.

Shtëpia e verdhë, një lojë e ndyrë kundër interesit kombëtar shqiptar. Një lojë pa skrupuj e Ramës, në dëm të Kosovës dhe që i shërben vetëm Vuçiç dhe Serbisë.

Ne kemi përgjegjësinë për të kthyer dinjitetin dhe lirinë tek çdo shqiptar, kemi detyrim për të vendosur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, brenda mandatit të parë të qeverisë së djathtë.

Të fundit