Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimet e para të qeverisë së re, reagon PD: Hi syve shqiptarëve, bashkëqeverisjen e ka me PPP-në Rama-Doshi-Rakipi

Vendimet e para të qeverisë së re, reagon PD: Hi syve

Vjen reagimi i parë i Partisë Demokratike pas betimit dhe nisjes nga puna të qeverisë së re ‘Rama 3’.

Përmes zëdhënëses së Grupit Parlamentar, Oriola Pampuri, PD i referohet rastit të darkës së shumëpërfolur te restorant Nusreti në Dubai, pjesë e së cilës ishin edhe ministra, apo akuzat e faturave të hoteleve 700 euro nata të ish ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke shtuar se qeveria u hedh “hi syve” shqiptarëve.

Sipas PD, bashkëqeverisjen e ka me PPP-në Rama-Doshi-Rakipi.

“Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve.

Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve”, thuhet në reagimin e PD.

Të fundit