Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi britanik, Boçi: Të drejtosh gishtin ndaj Berishës me akuzat e Ramës, vë në dyshim seriozitetin e hartuesve

Vendimi britanik, Boçi: Të drejtosh gishtin ndaj Berishës me

“Akuza me paskuinë” e ka cilësuar nënkryetari i PD, Luçiano Boçi vendimin britanik për shpallje ‘non grata’ ndaj kryedemokratit, Sali Berisha.

Në një postim në Facebook, Boçi shkruan se akuzat janë jo vetëm të pabaza, por ngjajnë dhe krejt qesharake.

Ai shton se të drejtosh gishtin ndaj Berishës me akuza që janë kostumi perfekt i Ramës, vë në dyshim seriozitetin e hartuesve të tyre.

Reagimi i plotë:

Shpallja e MB dhe arsyet e parashtruara ndaj Berishës i ngjajnë një moskuptimi kohor, po aq dhe diplomatik dhe politik.

Nxitimi për të thënë medoemos diçka, ka prodhuar një fabul akuzash që të vendosura pranë Berishës, duket që janë jo vetëm të pabaza, por ngjajnë dhe krejt qesharake.

Si “një lloj historie me paskuinë” tek “Gjerhurinat” e Markezit.

Nuk mund ta them këtë nëse akuzat do t’i atashoheshin Ramës.

Serioziteti i tyre do ishte bindës.

Aq shumë ngjisin me emrin e Ramës akuzat, sa ngjan që zyrtarët e tekstit të akuzave i kanë ndërruar atij thjesht emrin.

Ato janë një lloj konspekti i akuzave që sot institucionet ndërkombëtare përfshi DASH, i bëjnë Ramës.

Sepse korrupsioni i votës është shtrati i të gjitha korrupsioneve dhe dihet se sa e ka minuar demokracinë autori i shitblerjes së votës dhe masakrës së 25 prillit.

Sepse dihet botërisht, pse u hartua një ligj dekriminalizimi me iniciativën specifike të Berishës dhe PD në 2013, dhe cili ishte personi që krimit, bandave, kriminelëve, banditëve i dha status politik, ekonomik e social elitar, status që e gëzojnë shënd e verë dhe sot.

Të mbyllësh sytë dhe argumentat politikë para këtyre fakteve është dramatike dhe aspak diplomatike.

Sikurse dihet se kush ka përfituar para publike nga Rama e qeverisja e tij nën okelion “strategjike” apo

Fazlliçi dikur biznesmen në spekulimin e tij, sot është mik i mirë i Ramës.

E pra, të drejtosh gishtin ndaj Berishës me akuza që janë kostumi perfekt i Ramës, vë në dyshim seriozitetin e hartuesve të tyre.

Synimi i këtyre akuzave, të lobuara për dekurajimin e opozitarizmit, ka për të dhënë efektin e kundërt.

Beteja me Ramën e kriminalizuar dhe korruptuar deri në palcë është mision!

 

Të fundit