Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi britanik për Berishën, sekretari i FRPD: Pa prova e fakte, edhe unë përfundoj non grata

Vendimi britanik për Berishën, sekretari i FRPD: Pa prova e fakte,

Sekretari i Përgjithshëm i FRPD Grigels Muçollari ka komentuar vendimi britanik për shpalljen e kreut të PD, Sali Berisha ‘non grarat’.

Në një reagim në rrjetet sociale, Muçollari nëse do të kishte një provë të vetme kundër Sali Berishës, do e kishin nxjerrë me kohë kundërshtarët e tij e nuk do e kursenin.

“Je suis non grata.

Për sa kohë nuk është paraqitur asnjë provë që vërteton fajësinë e Sali Berishës, këto gjëmimet në qiell të hapur janë amnisti për Edi Ramën. Nëse do të kishte një provë të vetme kundër Sali Berishës, do e kishin nxjerrë me kohë kundërshtarët e tij e nuk do e kursenin.

Unë i qëndroj asaj që kam thënë që në krye të herës: Je suis non grata! Pa prova e fakte, edhe unë përfundoj non grata. Pa të vërtetën, edhe unë bëhem i padëshirueshëm. Për sa kohë Rama, Veliaj, Ahmetaj, Beqaj, Gjiknuri e Manja, kryebashkiakët dhe deputetët e tyre janë grata, unë mbetem non grata.

Mbështetja popullore për Sali Berishën dhe rikthimi i tij me votë në drejtimin e PD ka mërzitur gratat por i ka kthyer vendit opozitën. Për këtë ju falenderoj! Thank you! Je suis non grata”, shkruan Muçollari.

Të fundit