Flash News

E SHPJEGUAR

"Vendimi është nul", dy rrugët që mund të ndjekë Berisha për të kundërshtuar vendimin e Bashës; çfarë thuhet në Statut

"Vendimi është nul", dy rrugët që mund të

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi nul vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.

"Është një vendim i cili në rrafshin statutor është nul. Këtë kompetencë nuk e ka kryetari dhe as grupi parlamentar. Për të marrë në vendim të tillë Basha duhet të mblidhte kongresin e PD dhe të ndryshonte statutin ku te shtonte nenin që përjashtohen personat e shpallur non grata nga SHBA apo ndonjë vend tjetër. Ky është vendimi i Bashës dhe asnjë forumi tjetër të partisë”, tha Berisha.

Ky i fundit paralajmëroi se, “do marr çdo nismë ligjore statutore brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton…”.

Berisha ka dy rrugë që ia jep Statuti i PD për të kundërshtuar vendimin e Bashës.

Së pari, neni 54 i Statutit të PD, parashikon që Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës shqyrton ankesat kundër masave disiplinore të marra ndaj tyre nga secili organ i partisë

Pra nëse Berisha i drejtohet me ankesë, komisioni me në krye Flutura Açkën do të vlerësojë, nëse vendimi i Bashës është i drejtë ose jo.

"Vendimi është nul", dy rrugët që mund të

Së dyti, Berisha mund të ndërmarrë një nismë për shkarkimin e kryedemokratit Basha, por kjo rrugë duket se është e vështirë.

Neni 43 i Statutit parashikon që Kuvendi Kombëtar mund ta shkarkojë kryetarin e partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi, por duhet miratuar nga më shumë se gjysma e Këshillit Kombëtar.

Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike, i cili u zgjodh pak muaj më parë përbëhet nga 487 anëtarë. Është vështirë të besohet se më shumë se gjysma e ketyre te fundit do të votonte kundër Bashës.

"Vendimi është nul", dy rrugët që mund të

Mbeten për të parë se çfarë hapash do të ndjekë në vijim ish-kryeministri Berisha, i cili tashmë është në Kuvend si deputet i pavarur. Ai u shpall "non grata" në SHBA, por vendosi të mos hiqte dorë nga mandati i fituar më 25 prill.

Vendimi i Bashës prodhoi qëndrime pro dhe kundër. Basha vendosoi të përjashtojë ish-kryeministrin një ditë para nisjes së punimeve parlamentare.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ja bëri të qartë kreut të Partisë Demokratike, disa javë më parë, pas një takimi mes tyre se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të jetë në Parlament në shtator.

Ajo tha se “do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu".

Të fundit