Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i Apelit, Berisha: Rama shprehu tmerrin që ka nga opozita, skenari nisi kur mori peng ish-kryetarin

Vendimi i Apelit, Berisha: Rama shprehu tmerrin që ka nga opozita, skenari

Kryedemokrati Sali Berisha tha se me vendimin që Gjykata e Apelit mori për vulën e PD-së tregoi se Rama është i tmerruar nga opozita e vërtetë. Berisha tha se skenari për goditjen e opozitës, nuk ishte vetëm vendimi i Apelit.

Sipas kryedemokratit, skenari nisi që me marrjen peng të Lulzim Bashës, në kohë kur ishte kryetar i PD-së, dhe vijoi me McGonigal.

“Qytetarët e kanë të qartë se me këtë akt Edi Rama shprehu tmerrin që ka nga opozita e vërtetë. Shprehu tmerrin sepse Edi Rama është një kufomë politike që kutërbon në Shqipëri, në Ballkna, në Evropë, në SHBA dhe kudo në botë. Ai kutërbon për të gjitha aferat e tij të mëdha korruptive, të ligat dhe të zezat që iu ka bërë qytetarëve shqiptarë duke i vjedhur nga mëngjesi në darkë në çdo orë, në çdo stinë, në çdo muaj. Ai kutërbon si njeriu që po shfaros demografikisht këtë vend me një shpejtësi të rufeshme sa asnjë luftë civile, rajonale e botërore.

Ky skenar nuk ishte vetëm i Edi Ramës. Ky skenar që fillo me McGonigal, vijoi me etapa, morën peng ish-kryetarin. Dua t’iu them ju dhe qytetarëve shqiptarë se ka qenë kundërshtimi im i prerë para të dërguarve të Bashës edhe të Ramës që PD të bënte koalicion me PS, ai që pastaj nxiti të gjitha veprimet. Nuk e kam kundërshtuar për interes personal, por kam besuar se ky ishte interesi i çdo demokrati, i çdo qytetari shqiptar. Dhe besoj kam bërë një nga vendimet më të drejta”, deklaroi Berisha.

Të fundit