Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i Apelit për Salianjin, Bardhi i kundërpërgjigjet Ramës: Bëre ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti

Vendimi i Apelit për Salianjin, Bardhi i kundërpërgjigjet
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama pas vendimit të Gjykatës së Apelit që dënoi deputetin Ervin Salianji me një vit burg. Sipas Bardhit, Rama po keqpërdor gjykatat për të frikësuar dhe ndëshkuar opozitën pa prova dhe pa respektuar ligjin.

Në reagimin e tij, Bardhi thekson se Rama është kryeministri i vetëm në botë që ka emëruar Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti droge, i dënuar nga një vend i BE-së. Bardhi gjithashtu e akuzon Ramën për lidhjet e tij të ngushta me krimin e organizuar, duke shtuar se krimi është faktori kryesor që e mban atë në pushtet.

Deklarata e Gazment Bardhit:

I paftyrë dhe frikacak! Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën.

Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!

Ti je i vetmi Kryministër në botë që akuzohesh nga zëvendësi yt se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emëroj Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge. Ti je i vetmi Kryeministër në botë që të trimëron dhe të mban në pushtet krimi i organizuar.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që bëre deputet e kryebashkiak trafikant droge, vrasës e përdhunues.  Do mbetesh unik në historinë botërore për fundin e tmerrshëm dhe të afër që të pret!

Të fundit