Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i arbitrazhit për Agon Channel, Meta: Shqiptarët do paguajnë 110 mln euro për qefin e Ramës e Veliajt

Vendimi i arbitrazhit për Agon Channel, Meta: Shqiptarët do

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar vendimin se Agon Channel fitoi përballjen me qeverinë shqiptare dhe tashmë pas vendimit të Arbitrazhit, qeveria shqiptare duhet t’i paguajë biznesmenit italian Francesco Becchetti 110 milionë euro.

Duke folur gjatë një takimi me strukturat e PL në Shkodër në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit, Meta u shpreh se tashmë shqiptarët do të detyrohen të paguajnë nga taksat e tyre 110 milionë euro, vetëm për “qefet” e kryeministrit Edi Rama, i cili sipas ti është armik i çdo sipërmarrësi që nuk mund ta kontrollojë.

Ai paralajmëroi se të tilla gjoba do të vijojnë të vendosen ndaj televizioneve dhe bizneseve të tjera.

“ E morët vesh lajmin sot besoj, shqiptarët do detyrohen të paguajnë 110 mln euro për qefin e Ramës e Velisë që mbyllën një televizion që nuk e kishin në kontroll. Gjobat do vijojnë edhe me televizione dhe biznese të tjera. Sepse janë armiq të betuar të konkurrencës së lirë dhe çdo sipërmarrësi që nuk u nënshtrohet. Të gjithë bashkë më 14 maj votojmë listën tonë fituese", tha Meta.

Pjesë e takimit ka qenë edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.

Të fundit