Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i Britanisë, Paloka: Ka një marrëveshje mes shteteve, s’është habi që nesër të dalë Kanadaja

Vendimi i Britanisë, Paloka: Ka një marrëveshje mes shteteve,

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka folur rreth vendimit të fundit të Britanisë së Madhe për të mos i lejuar Sali Berishës hyrjen në territorin britanik.

I ftuar në “Kjo Javë” në News 24, Paloka tha se ka një marrëveshje mes 5 vendeve (SHBA, Kanada, Britani e Madhe, Zelanda e Re dhe Suedia) të cilat për akte të tilla, shkojnë në vijë paralele me njëra-tjetrën.

Paloka tha se në kushte të tilla nuk është çudi që të dalë nesër Zelanda e Re apo Kanadaja e të shpallë non-grata Berishën.

“Berisha i bëri komentet e veta dhe për mua nuk ka asnjë ndryshim deri dje. Jemi në të njëjtat pozita. Ka një marrëveshje mes SHBA-së , Britanisë, Kanadasë, Suedisë dhe Zelandës së Re mos gaboj që për akte të tilla, kanë një marrëveshje që ndërmarrin të njëjtat akte. Mos të na duhet habi kur nesër të dalë Kanadaja, apo Zelanda e Re. Do t’i duhet të mos shkojë edhe në Britani tani kjo është rëndesë, por për pozicion politik nuk ndryshon asgjë”, tha Paloka.

Të fundit