Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i DASH për Berishën, Basha anulon takimin me demokratët në Korçë

Vendimi i DASH për Berishën, Basha anulon takimin me demokratët

Prej mesditës së sotme, vëmendja e medias është fokusuar te vendimi i DASH, i cili shpalli ‘non grata’ ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij

Ish deputetë të PD si Edi Paloka, Tritan Shehu, Flamur Noka, Klevis Balliu, përfshirë edhe kryedemokratin, Lulzim Basha përmes postimeve në rrjetet sociale kanë dalë në krah të Berishës.

Nga ana tjeter, Basha pas vendimit ka anuluar një takim që kishte planifikuar të zhvillonte me demokratët e Korçës, në kuadër të turit që ka ndërmarrë në disa qytete që pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat është shprehur se nuk i njeh.

Një burim nga dega e PD-së në Korçë i tha ABC-së se në momentin e fundit demokratët janë njoftuar se lideri i partisë nuk do të ishte i pranishëm në takim duke anuluar aktivitetin. Lulzim Basha ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa në 13 Qershor do të kandidojë për të drejtuar PD-në një tjetër mandat.

 

Të fundit