Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i GJK për Butrintin, Zhupa: Do t’i drejtohemi SPAK-ut me padi

Vendimi i GJK për Butrintin, Zhupa: Do t’i drejtohemi SPAK-ut me padi

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka dalë në një konferencë për shtyp ku paralajmëroi padi në SPAK për koncesionarin e Butrintit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Zhupa tha se vendimi GJK u pozicionua kundër Parkut Kombëtar të Butrintit.

“Kam dy vite që përpiqem të informoj opinionin publik nëpërmjet medieve që kanë një sensitivitet kur vjen puna te identiteti dhe trashëgimia. Dje është zbardhur vendimi i GJ mbi Butrintitn që rezulton të jetë kundër Kushtetutës dhe Shqipërisë dhe mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore. Ky vendim është marrë në një shumicë të brishtë 5 me 4. 

Dua të theksoj dy elemente të rëndësishme që kanë dalë sot që janë se në nëntor 2023 në seancë plenare kam kërkuar përjashtimin e tre gjyqtarëve që janë Holta Xhacaj, Gent Ibrahimi dhe gjyqtarin Sandër Beci dhe kishim indicie për konflikt interesi.

Gent Ibrahimi është i faktuar se ka pasur lidhje me dy krerët e ADF-s duke tejkaluar dhe kompetencat e tij si kreu i KLP në atë kohë. Kjo miqësi u shtri dhe në vendimmarrjen për një çështje ku ata ishin të përfshirë drejtpërdrejtë si anëtar të bordit në koncesionin e Butrintit.

Do t’i drejtohemi SPAK-ut me një padi, për të gjykuar veprimtarinë e organeve shtetërore për këtë marrëveshje. Veprimtarinë e ADF-së dhe të tre gjyqtarëve që janë në konflikt interesi. A quhet korrupsion nëse paguan 250 mijë euro për të bërë një ligj që më pas t’i të marrësh një diçka për veten?!”, deklaroi Zhupa.

Të fundit