Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i GJL për Salianjin, Gjekmarkaj: Gjykatat të paraqesin kandidaturat e të votohen se drejtësia ka vdekur

Vendimi i GJL për Salianjin, Gjekmarkaj: Gjykatat të paraqesin

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh deputeti demokrat Agron Gjekmarkaja ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë e cila la në qeli deputetin demokrat Ervin Salianji. 

Me anë të një postimi ne rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se nuk e çudisin tre javët apo tre muajt burg të Salianjit, por e çudit që urrjetja e frika e pushtetit nuk ngopet.

Postimi i plotë:

Nëse ndokush nuk ka mësuar nga precedenti i paprecedent i gjykimit, e rrëmbimit të Salianjit nga jeta politike, do të thotë që s'do di të ruhet nga grabitja, nga goditja që mund ti bjerë si rrufe në ditë me diell në shtëpi të vet, në familje të vet, në pragun që po i troket.

Të nderuar miq, të nderuar shqiptarë, të moçmit tanë ironizonin vetveten e thonin “çudia më e madhe tre ditë zgjat”. Nuk më çudisin tre javët apo tre muajt burg të Salianjit, me çudit që urrjetja e frika e pushtetit nuk ngopet.

Gjykatat tona bëjnë mirë të vijnë të paraqesin kandidaturat e të votohen në popull se drejtësia ka vdekur,  politika ka mbirë mbi këtë kadaver si kërpudhë helmuese.

Do ishte më pak hipokrite të merrnin ca vota së paku.

Në asnjë rast në këto 34 vite tranzicion nuk ka pasur asnjë vendim gjykate që ka dënuar me burg edhe kur kallzimet kanë qënë të rreme. Një deputet është i dënuar se çoi në burg një trafikant.

Trafikanti po gjerb kafenë ndoshta diku në lokalin e vet e darkave sheh vëllain ish ministër se si i tregon udhën e drejtë drejtësisë që po i rri drejt gatitu atij vetë.

E ti, e ju, e dini të gjithe të vertetën!

Të fundit