Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, reagon Berisha: Është antikushtetues! Një kapitull turpi që u paralajmërua nga Ulsi Manja

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, reagon Berisha: Është

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pasi Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e tij për masat nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion

Ai e konsideroi një veprim antikushtetues, një kapitull sipas tij që u paralajmërua nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja. 

Berisha: Të dashur miq, para se të vinit këtu, kryetarja e Gjykatës Antikushtetuese doli në konferencë shtypi.
Doli në konferencë shtypi dhe informoi një vendim të turpshëm, një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë.


Një vendim që është i barabartë me një të një gjykate fakti.
Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jokushtetuese, antikushtetuese.
Edhe njëherë miq, ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra.
Mbrojtja Kushtetutën, ndarjen e pushteteve nga një puç i ulët.
Kurse Gjykata Kushtetuese, në një vendim të turpshëm, quan joproporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti parlamentit me vendimin ekstrakushtetuese, ekstraligjor.
Një kapitull tjetër i turpit, i paralajmëruar 10 ditë më parë nga Ulsi Manja me dokumente se Rama na njoftoi për vendimin që do merrej.

 

 

Të fundit