Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i KAS, Ivi Kaso: Vendim qesharak! Tani ta shpallim Alibeajn edhe president

Vendimi i KAS, Ivi Kaso: Vendim qesharak! Tani ta shpallim Alibeajn edhe

Sekretari për çështjet zgjedhore i PD, Ivi Kaso komentoi vendimin e KAS, që detyroi KQZ-në të regjistronte në zgjedhjet e 14 majit Partinë Demokratike me Alibeajn kryetar të komanduar.

Duke folur në ABC News, Kaso e cilësoi qesharak vendimin e KAS, pasi sipas tij ky institucion nuk mund të përcaktojnë kryetarin e një partie politike.

“Mungoi vetëm që ta shpallim president Alibeajn. I dhanë lirinë vetes, qe me vendimin e KAS  të vendosin një kryetar.

Vendim skandaloz, i marrë jashtë kompetencave. Tregon se sa qesharake dhe e turpshme është bërë historia e vulës.

Nuk ka pretenduar ndonjëherë Berisha të regjistrohet në zgjedhje. Por ka kërkuar PD e mbështetur nga elektorati dhe e përfaqësuar nga organe legjitime për t’u futur në proces zgjedhor. KAS i dha vetes atribute për të zgjedhur kryetar. Vendim qesharak” tha Kaso.

 

 

Të fundit