Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i KQZ ndaj Berishës, Nuri: Pala e Alibeajt e bllokoi qëllimisht

Vendimi i KQZ ndaj Berishës, Nuri: Pala e Alibeajt e bllokoi

Përfaqësuesi ligjor i PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Franc Nuri, u shpreh se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën dhe logon e PD-së, tre ditë para afatit, nuk ishte rastësi.

Në një lidhje direkte për Ora neës, Nuri u shpreh se gjatë seancës në Apel pala e Alibeajt ka deklaruar se do të tërhiqnin regjistirmin e Lulzim Bashës, i cili figuron ende kryetar i partisë. Sipas Nurit, kjo është bërë qëllimisht nga pala e Alibeajt me qëllim që PD të mos regjistrohej në zgjedhjet e 14 majit.

“Vendimi i Apelit u la 3 ditë para përfundimit të afatit, dhe kjo nuk është rastësi asi çdo gjë është bërë enkas nga institucionet e pushtetit për të pamundësuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Ne kemi të drejtën tonë të ankimohemi në instancat më të larta se KQZ në KAS apo Kolegj Zgjedhor.

Dokumentacionit tonë nuk i mungonte asgjë që të njihte kërkesën tonë të përfaqësuar nga z. Berisha.

Pala që përfaqësonte z. Basha e pranoi publikisht që Lulzim Basha nuk është më kryetar. Por ky akt që nuk është bërë ligërisht dorëheqja është e qëllimshme. Unë kam marrë pjesë te gjyqi në Apel, avokatët e z. Alibeaj deklaruan që të hënën ne do të tërheqim regjistrimin e z. Basha, dhe ata nuk e kanë bërë qëllimisht këtë gjë, pasi po fshihen pas këtij teknikaliteti duke dashur qëllimisht që në letra të ekzistojë ligjërisht Lulzim Basha kryetar. Këtë e konstatoi dhe vetë kreu i KQZ-së, i cili u tërhoqi vëmendjen se kur atyre iu intereson thonë që z. Basha është kryetar, e kur jo nuk e thonë këtë.

Fatkeqësisht, këto teknikalitete kanë shkaktuar që PD-ja e përfaqësuar nga z. Berisha të mos regjistrohet me logo dhe vulë, por kjo nuk do të thotë që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje.

Sot do të depozitojmë kërkesën për regjistrimin e koalicionit. Sot në orën 14:00 është parashikuar mbledhja e grupit parlamentar dhe pas kësaj do të ketë dhe zhvillime. Por e sigurtë është që ne do të hymë në zgjedhje me koalicion”, u shpreh Nuri.

 

 

Të fundit