Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i KQZ për grupin ‘Alibeaj’, Duka: Rritet mundësia e të djathtës për të marrë më shumë bashki

Vendimi i KQZ për grupin ‘Alibeaj’, Duka: Rritet mundësia

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka folur për vendimin e marrë sot nga KQZ për të mos regjistruar asnjë Parti Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Duke folur në emisionin “Frontline”, Duka tha se nuk është vendimi përfundimtar pasi sipas tij nuk është në dobi të maxhorancës.

Ai thotë se kjo i rrit mundësinë të djathtës të marrë sa më shumë bashki duke qenë se shkohet në zgjedhje me një kandidaturë të vetme.

“S’mund të gjykoj një vendim të Celibashit që bazohet në ligj. Mund të them që nuk është ky besoj vendimi përfundimtar, pasi mendoj që maxhorancës nuk i leverdis. Graviteti do të jetë tek kandidatët unik.

Mundësia për të marrë sa më shumë bashki, i rritet së djathtës dhe besoj do ta ketë në vëmendje që të regjistrohet. Nëse PD nuk regjistrohet atëherë do të krijohet një frymë tjetër dhe dashje pa dashje do të shkojmë aty ku kemi thënë të dalim me një kandidaturë. Pra drejt kandidaturës së vetme që kanë dalë nga Primaret”, tha ai.

Të fundit