Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: U bë pjesë e grushtit të shtetit, e grabitjes së pushtetit të parlamentit

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: U bë pjesë e grushtit të

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e tij.

Berisha tha se gjykata zbatoi vendimin e një grushti shteti.

Berisha: Gjykata Kushtetuese me vendimin saj dje, u bë pjesë e grushtit të shtetit, e grabitjes së pushtetit të parlamentit nga mercenarë, gjykatës me 4 mbiemra, me Enchro Chat, Sky Eç etj., etj.

Gjykata shkruajti jo vetëm kushtetutën, por edhe kartën universale të të drejtave të njeriut, konventën Europiane të të drejtave të njeriut dhe një seri vendimesh të Gjykatës së Strasburgut.

Ajo gjykatë për të mbrojtur grushtin e shtetit, përvetësimin e pushtetit të parlamentit për llogari të kryeministrit nga mercenarë, gjyqtarë dhe prokurorë, shkoi gjer në shkallën absurde të shpallë lirinë e lëvizjes si, jo një liri individuale. Dhe sipas saj, liria e lëvizjes nuk është, nuk përfshihet në liritë personale, apo individuale. Nuk mund të ketë akt më poshtërues për një jurist që ka alfabetin e ligjit dhe kushtetutës.

Liria e lëvizjes të nderuar qytetarë, në hapësirën evropiane dhe traktatin e BE-së, është liria më thelemore, ajo rreshtohet si liria e dytë e njeriut. Ajo sanksionohet në mënyrë eksplicite në Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, sanksionohet në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe në një seri vendimesh të Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut të Strasburgut.

Të fundit