All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Vendimi i Kushtetueses për Balluku/ Berisha: Vetëm rruga duhet të jetë ligji ynë

All - Paragraf - 1

Vendimi i Kushtetueses për Balluku/ Berisha: Vetëm rruga duhet të

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetueses për rikthimin në detyrë zv.kryeministres Belinda Balluku.

All - Paragraf - 3

Berisha tha se me këtë vendim Edi Rama firmosi në Gjykatën Kushtetuese licencën për të vazhduar vjedhjet.

Berisha: Rruga e vetme, i dashur mik, për Partinë Demokratike dhe për çdo shqiptar është rruga, rruga dhe vetëm rruga. Kjo është rruga e vetme ligjore, mbasi Gjykata Kushtetuese mori pushtetet e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë nën diktatin e Edi Ramës dhe i hoqi asaj pezullimin.
Mos të ketë kush iluzion se një fletë-arrest, një mandat arresti nga Skapi për Lubi Ballukun do pranohet nga Edi Rama. Ai do hidhet poshtë siç u hodh mandati ndërkombëtar i arrestit nga antimafia italiane për Saimir Tahirin.
Prokurori që kërkoi pezullimin, në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën e vendit, në përputhje të plotë me praktikën europiane dhe botërore, të përsëritur shumë e shumë herë, e bëri atë masë të zbutur vetëm e vetëm i bindur se, nuk lejonte arrestimin Edi Rama.
Tani Edi Rama firmosi në Gjykatën Kushtetuese licencën për të vazhduar vjedhjet.
I dashur mik, nuk kemi më ç’të presim, as nga gjykata e as nga prokuroria.
Rruga dhe vetëm rruga duhet të jetë ligji ynë, deri sa të shpëtojmë nga këta hajdutë, që zyrtarizuan me vendim gjykate vjedhjet dhe abuzimet si në Shqipëri.

Të fundit