Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i 'Kushtetueses' për Berishën, kreu i FRPD: GJK u kthye sot në garante të interesave politike të Edi Ramës

Vendimi i 'Kushtetueses' për Berishën, kreu i FRPD: GJK u

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me ankimin e depozituar nga Sali Berisha përsa i takon dy masave të para të SPAK, “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”, për të cilat Prokuroria Speciale anashkaloi autorizimin nga Kuvendi.

Në rrjetet sociale, Xhaferri shkruan se Gjykata Kushtetuese sot me vendimin (pa vendim, as mish as peshk) për liderin e Opozitës, zgjodhi të vetëposhtërohej. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese u kthye sot në garante të interesave politike të Edi Ramës. 

"Gjykata Kushtetuese sot me vendimin (pa vendim, as mish as peshk) për liderin e Opozitës, zgjodhi të vetëposhtërohej.
Sot anëtarët e Gjykatës kushtetuese, refuzuan të shpallin antikushtetues vendimin e GJKKO dhe apelit të GJKKO, që dha masë sigurie në shkelje të Kushtetutës për Sali Berishen, pa marrë autorizimin e Parlamentit.
Pra sipas Gjykatës Kushtetuese masa detyrim paraqitje që kufizon lirinë e një deputeti nuk paska nevojë për leje nga Parlamenti.
Ky vendim i sotëm duket si një kostum i qepur me porosi, por precedenti që krijon është i rrezikshëm.
Sot është një ditë e zezë për drejtësinë, pasi Gjykata Kushtetuese, që do duhet të jetë garante vetëm e Kushtetutës, u kthye në garante të interesave politike të Edi Ramës që me kamikazët e tij në të gjitha hallkat e gjyqësore, duan të marrin peng zgjedhjet e 2025 dhe më pas pluralizmin.
Nuk ka as më të voglin dyshim, që pas këtij vendimi që minon demokracinë, Gjykata Kushtetuese do cilësojë të paligjshme dhe përgjimet e SKY që kanë ekspozuar kapjen e drejtësisë dhe politikës nga krimi", shkruan Xhaferri. 

Të fundit