Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i Kushtetueses për Komisionet Hetimore, reagon deputetja e PD: Beteja e opozitës ishte e drejtë

Vendimi i Kushtetueses për Komisionet Hetimore, reagon deputetja e PD:

Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën për shfuqizimin e ligjit për Komisionet Hetimore. 

Në facebook, deputetja shkruan se vendimi i sotëm konfirmon se beteja 5-mujore e Grupit Parlamentar të PD-së për të drejtat kushtetuese të opozitës, të mohuara arbitrarisht nga mazhoranca, ishte i drejtë. 

"Gjykata Kushtetuese vendosi sot shfuqizimin e ndryshimeve të njëanshme të ligjit për komisionet hetimore. Vendosja e ngritjes së komisioneve hetimore nën kontrollin e mazhorancës dhe pamundësimi i kryerjes së një kontrolli efektiv të qeverisjes nëpërmjet komisioneve hetimore janë antikushtetuese.

Vendimi i sotëm konfirmon se beteja 5-mujore e Grupit Parlamentar të PD-së për të drejtat kushtetuese të opozitës, të mohuara arbitrarisht nga mazhoranca, ishte i drejtë. Kënaqësi që së bashku me avokatin Marash Logu përfaqësuam këtë kauzë të drejtë të opozitës në gjykimin kushtetues", shkruan deputetja. 

Të fundit