Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Ndoja: Rama po shfrytëzon një vendim juridik për qëllime politike

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Ndoja: Rama po shfrytëzon një

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugën rikthimit të Erion Veliajt në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.

I ftuar në A2 CNN, Ndoja e cilësoi qëndrimin e Ramës si një tentativë për ndërhyrje dhe intimidim ndaj drejtësisë.

“Në pikën e tretë të deklaratës së tij, Rama e përdor vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të ushtruar presion. Me fjalët ‘Veliaj duhet liruar që të shërbejë qytetarëve’, ai i çon një mesazh të qartë trupës gjykuese: nëse s’e quani shkarkimin të drejtë, atëherë lironi nga burgu kryebashkiakun,”  deklaroi Ndoja.
Sipas deputetit demokrat, kryeministri po e përdor vendimin e Kushtetueses për qëllime politike, duke kërkuar ta paraqesë si “fitore” të mazhorancës dhe për të legjitimuar Veliajn në sytë e opinionit publik, pavarësisht se ai ndodhet nën hetim për aferën e inceneratorëve.

“Rama po përdor një çështje juridike për propagandë politike. Në thelb, kjo është një formë presioni ndaj sistemit të drejtësisë, për ta ndikuar në masën e sigurisë që mbahet ndaj Veliajt,”  theksoi ai.
Ndoja shtoi se opozita nuk ka qëllim të mbrojë individë të veçantë, por parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e drejtësisë.

“Ne jemi për zbatimin e ligjit, jo për përdorimin e vendimeve gjyqësore si armë politike. Kryeministri po përpiqet ta shndërrojë këtë vendim në instrument presioni ndaj institucioneve të drejtësisë,” përfundoi Ndoja.

Të fundit