Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i Kushtetueses për votën e emigrantëve, PD: Lajm i shkëlqyer! Gjykata i ka nxjerrë kartonin e kuq qeverisë Rama

Vendimi i Kushtetueses për votën e emigrantëve, PD: Lajm i

Partia Demokratike e ka cilësuar një lajm të shkëlqyer vendimin nga Gjykata Kushtetuese, e cila i ka vendosur ultimatum Kuvendit për plotësimin e këtij boshllëku ligjor brenda një viti dhe mundësuar që shqiptarët të votojnë në vendet ku jetojnë, pa qenë e nevojshme të vijnë në Shqipëri.

Sekretari për Diasporën dhe Organizimin me Jashtë në PD, Indrit Hoxha tha në një deklaratë për mediat se dimrin e vitit tjetër qeveria është e detyruar të ketë gati infrastrukturën elektorale për shqiptarët e diasporës.

Deklarata e plotë:

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë dritën e gjelbër votës së emigrantëve shqiptarë dhe i ka nxjerrë kartonin e kuq qeverisë Rama. Me një vendim të trupës më të lartë gjyqësore të Republikës, mundësia e shqiptarëve të diasporës që të votojnë në zgjedhje në atdheun e tyre, afrohet si asnjëherë më parë. Kushtetuesja ka vendosur një afat 1 vjecar, që nga hyrja në fuqi e vendimit, që do të thotë se deri në dimrin e vitit tjetër qeveria është e detyruar të ketë gati infrastrukturën elektorale për shqiptarët e diasporës.

Ky është një lajm i shkëlqyer për të drejta e shqiptarëve dhe Partia Demokratike, e lindur më 11 dhjetor 1990 nga ëndrra e votës së lirë, e përshëndet vendimin. Qeveria Rama ka ardhur në pushtet në vitin 2013 duke ofruar si një prej premtimeve të mëdha votën e migrantëve.

Këtë herë nuk mund të themi se Rama ka dështuar. JO! Ai nuk e ka patur kurrë në plan dhënien e së drejtës së votës shqiptarëve që jetojnë jashtë. Që pas futjes në politikë të dy sistemeve: të të fortëve lokalë dhe patronazhistëve, Edi Rama e ka kuptuar se shqiptarët e diasporës nuk mund të blihen dhe as të manipulohen nga bracat e tij elektoralë. Kjo e ka bërë të padëshirueshme votën e emigrantëve shqiptarë.

Ai ka bërë çmos, sic veproi në zgjdhjet e fundit parlamentare për t’i mbajtur larg kutive të votimti shqiptarët e mërgatës. Kujtoni rastin e mbylljes së kufijve me Greqinë në vitin 2021, vetëm e vetëm që rivali politik i kandidatit të tij në Gjirokastër, me influencë ndër shqiptarët e Greqisë dhe minoritarët, të mos i merrte dot votat e tyre. Partia Demokratike mbështet dhe do të inkurajojë të gjithë nismat dhe vendimet që shqiptarët, këtu dhe jashtë vendit të votojnë të lirë. Pa kthimin e votës së lirë Shqipëria është në rrezik dhe demokracia një iluzion. E drejta për të votuar e diasporës, jo vetëm është një instrument për të larguar Ramën, por është një e drejtë e patjetërsueshme e njeriut.

 

Të fundit