Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi për ‘arrestin në shtëpi’, Berisha: Kushtetuesja seksion i PS, mori një vendim në favor të Lubisë dhe Lubive

Vendimi për ‘arrestin në shtëpi’, Berisha:

Jashtë SPAK, kryedemokrati Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi të rrëzojë kërkesën e Berishës për shfuqizimin e masës “arrest në shtëpi”.

Berisha e cilësoi Kushtetuesen seksion të PS-së, e cila përdor dy standarde. Berisha theksoi se GJK mori një vendim në favor të ‘Lubisë’ dhe ‘Lubive’ që do të shkojnë aty, duke i hapur rrugë shfuqizimit të vendimeve të tjera.

“Gjykata Kushtetuese është një seksion i një organizate partie të PS-së. Komenti i parë. Atë çështje Gjykata Kushtetuese e trajtoi pas 8 muajve paraqitje. Në një kohë kur çdo çështje që ka të bëjë me qeveritarët e trajton brenda 2-3 javëve.

Këto janë standardet partiake të Gjykatës Kushtetuese.

Së dyti, Gjykata Kushtetuese me një vendim të koduar, partia, shpalli jo kushtetues vendimin ndaj meje por nuk e shfuqizoi atë. Ndërkohë që ai vendim ka pasoja edhe sot. Pra, nuk e shfuqizoi duke pretenduar se nuk është më në fuqi, por në fuqi janë pasojat e tij. Dhe vendimi në çdo doktrinë, përveç në atë të partisë së krimit, vendimi duhej shfuqizuar.

Çfarë bëri me vendimin që mori.

Mori një vendim në favor të Lubisë dhe Lubive të tjera që do të shkojnë aty. Sepse hapi rrugën të shfuqizojë vendimet e tjera. Vendimin tim nuk e shfuqizoi duke pretenduar se nuk është në fuqi, duke pretenduar se ajo merret vetëm më vendimet që janë në fuqi, çka nuk është ashtu”, tha Berisha.

 

Të fundit