Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi për mbrojtjen e Bashës nga Garda, PD nxjerr dokumentin: Kryetari i opozitës ka qenë në mbrojtje që prej 2007  

Vendimi për mbrojtjen e Bashës nga Garda, PD nxjerr dokumentin:

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Ministrave, sipas së cilit listonte një sërë personalitetesh që do të jenë në mbrojtjen e Gardës së Republikës, përfshirë edhe kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Zyra e shtypit të PD ka reaguar duke publikuar një dokument, nëpërmjet së cilit thekson se kryetari i opozitës mbrohet nga Garda që nga viti 2007.

Nëpër disa media Edi Rama ka propaganduar sot se Garda e Republikës do të mbroka Kryetarin e opozitës. Gjithçka për të hequr vëmendjen nga situata dhe për të bërë diversion. Të paktën që prej 2007, Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës, sipas ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave . Për pasojë, edhe kryetari i PD, gjatë gjithë kohës, pa asnjë ndërprerje, ka qenë nën ruajtjen e Gardës së Republikës, siç legjislacioni në fuqi ka parashikuar:, thuhet në reagimin e PD.

Vendimi për mbrojtjen e Bashës nga Garda, PD nxjerr dokumentin:

 


 

Të fundit