Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi për Ornaldo Rakipin, Alibeaj: Rama provoi se është ideatori i masakrës zgjedhore të 25 Prillit

Vendimi për Ornaldo Rakipin, Alibeaj: Rama provoi se është

Grupi parlamentar i PS vendosi sot të mos e përjashtojë deputetin Ornaldo Rakipi, pasi babai i tij Aqi Rakipi u shpall “non-grata” nga SHBA-të.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për vendimin e socialistëve. Në Facebook, Alibeaj shkruan se vendimi i sotëm provoi se Edi Rama është dëshmi e pengmarrjes. Sipas Alibeajt, Rama dëshmoi sot me avokatinë ndaj Orlandos se është ideatori i masakrës elektorale të 25 Prillit.

Postimi i plotë:

Asnjë habi nga ishulli i non grata-ve.

E sotmja ishte prova e radhës se Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga non gratat sepse vetëm falë tyre ai arrin të mbajë karrigen e kryeministrit.

Vendimi i sotëm i grupit parlamentar të PS është qartas dëshmi e pushtetit dhe pengmarrjes që klubi i nongratave ka në politikën shqiptare. PD e ka denoncuar kohë më parë përfshirjen e Aqif Rakipit në procesin e blerjes së votave. Ky fakt i konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk arrit ta bindë Edi Ramen dhe deputetet e tij se votat e blera për llogari të të birit duhet të jenë një alarm për ecurinë normale të parlamentarizmit..

Me avokatinë e sotme ndaj Ornaldo Rakipit, kryeministri dëshmoi qartë se ai është ideatori i masakrës elektorale të 25 prillit. Zbatuesit e kësaj masakre janë grupi i non gratave që sot janë ende aktivë në strukturat e PS. Jo rastësisht dhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PD denoncoi përfshirjen e Tom Doshit dhe Vangjush Dakos në fushatën për zgjedhjen e kryebashkiakëve.

Askush nuk habitet pra nga ishulli i non grata-ve ku çdo gjë është e vjedhur!

 

Të fundit